Hutbeja e parë
إن الحمد لله نحمده ، و نستعينه ، ونستغفره ، ونعوذ بالله من شرور أنفسنا ، ومن سيئات أعمالنا
من يهده الله فلا مضل له ، ومن يضلل فلا هادي له ، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له .وأ شهد أ ن محمداً عبدُه و رسولُه
يَاأَيها الذين آ مَنُوا اتقُوا اللهَ حَق تُقَا ته ولاتموتن إلا وأنتم مُسلمُون
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيراً وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبا .
يَا أ يها الذين آ منوا اتقوا الله وقولوا قَو لاً سَديداً يُصلح لَكُم أَ عما لكم وَ يَغفر لَكُم ذُ نُو بَكُم وَ مَن يُطع الله وَ رَسُولَهُ فَقَد فَازَ فَوزاً عَظيماً
أ ما بعد
Të nderuar besimtarë:
Ka shkëlqyer toka me dritën e mesazhit të Islamit dhe është ndriçuar me dërgimin e zotriut të njerzimit, Muhamedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), mesazhi i cili përmban mëshirë për gjithësin, pastrim dhe përmirsim të jetës njerëzore.
Nuk ka ndonjë send që ka ftuar në të natyra e shëndoshë dhe logjika e mençur përveç se ka ftuar dhe ka nxitur në të, dhe nuk ka ndonjë send që e refuzon logjika e shëndoshë dhe natyrshmëria e drejtë përveç se ka ndaluar dhe ka paralajmëruar nga ajo.
Ka ardhur me thirrje në pastrimin e shpirtit, përmirsimin e zemrës dhe pamjes tonë të jashtme dhe te brendshme, të moralit dhe sjelljes tonë, i tërë mesazhi sillet në cilësi të pastërta me natyrshmëri të fisnikëris, me moral më të mirë dhe me veçorit më të mira.
Thotë Allahu i lartmadhëruar ne Kur’an duke e cilësuar bartësin e këtij mesazhi Muhamedin paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
((وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيم))
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (Kalem:4)
Po, është mesazh prej të cilit përbëhet sheriati dhe esenca e moralit, mesazh me synime të larta dhe me qëllime të mëdha të legjislacionit të tij dhe me natyrë fisnike, i cili thërret në vepër, fjalë dhe moral.
Thotë Allahu i Lartmadhëruar duke e vendosur një parim prej parimeve të moralit të mirë në fjalë:
((وَقُولُواْ لِلنَّاسِ حُسْنًا))
“…dhe njerëzve u thuani fjalë të mira” (elBekare:84), gjithashtu thotë:
((ٱدْفَعْ بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ ٱلسَّيّئَةَ))
“Ti ktheje të keqen me të mire” (elMuminun:96)
Në një ajet tjetër thotë:
((ٱدْفَعْ بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ فَإِذَا ٱلَّذِى بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِىٌّ حَمِيم))
“… andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt”. (Fussilet :34).
Ndërsa në lidhje me këtë çështje thotë a i cili është cilësuar me karakter të lartë njerëzor, Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
((إنما بُعثت لأتمِّم صالح الأخلاق
Me të vërtet jam dërguar për të plotësuar moralin e mirë. (ibn Abdulberri e ka cilësuar si të vërtet).
Vëllezër musliman!
Morali i mirë është esencë prej imanit të plotë dhe me të manifestohet Islami, thotë i Dërguari paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
أكمل المؤمنين إيماناً أحسنهم خلقاً، وخياركم خياركم لنسائهم خُلقا
Imanin më të plotë e ka besimtari i cili është me moral të mirë, dhe më i zgjedhuri prej jush është ai i cili sillet mirë me gruan e tij ( ibn Hibani e ka cilësuar si të vërtet).
Gjithashtu thotë paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: (البر حسن الخلق)
Respekti është morali i mirë (transmeton Muslimi)
Të nderuar besimtarë!
Përmbajtja moralit të mirë është shkas në ngritjen e njeriut në pozitë dhe autoritet të lartë.
Thotë i Dërguari paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të :
(أنا زعيم ببيت في ربض الجنة لمن ترك المراء وإن كان محِقًّا، وببيت في وسط الجنة لمن ترك الكذب وإن كان مازحاً، وببيت في أعلى الجنة لمن حسن خلقه)
Unë i garantoj një pallat në xhennet atij që e lë polemikën edhe nëse është ai në të drejtë dhe një pallat në mes të xhenetit për atë që e lë gënjeshtrën qoftë edhe nëse është me shaka dhe një pallat në xhenetin më të lartë për atë që e ka moralin e mirë. (Neveviu e cilësoi si të vërtet).
Ndrësa në koleksionin e Buhariut thotë Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të : (إن من خيركم أحاسنكم أخلاقا)
Më të zgjedhurit prej jush janë atë me moral të mirë.
Besimëtari me moral të mirë në vepër, në fjalë, në marrje dhe në dhënie arrin shkallët e të lumturve, fitimtarëve dhe atyre që angazhohen në adhurime. Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) të ketë thënë: Është pyetur i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) : se çka i fut njerëzit më së shumti në xhenet dhe tha: (تقوى الله وحسن الخلق)
Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë. (e ka cilësuar të vërtet ibnHibani).
Dhe gjithashtu thotë i Dërguari paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të :
Me të vërtet besimtari arrin me moral të mirë shkallët e atij që agjëron dhe falet natën. (e ka cilësuar të vërtet ibnHibani).
Vëllezër muslimanë:
Cilësimi me moral të mirë në jetën e përditshme dhe me karakter të lartë është shkas kryesor në shoqërimin e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në botën tjetër.
Thotë i Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
إن من أحبِّكم إليَّ وأقربكم مني مجلسا يوم القيامة أحاسنكم أخلاقا
Me të vërtet më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje në ditë e Kijametit është ai moral të mirë (transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hadithi është i mirë).
Përmbajtja e moralit të mirë është rrugë për të arritur mirësi, paqe dhe rrugë për fitim dhe shpëtim.
Thotë i Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:
ما من شيء أثقل في ميزان المؤمن يوم القيامة من خلق حسن، وإن الله ليبغض الفاحش البذي
Nuk ka gjë më të rëndë në peshorën e besimtarit në Ditën e Gjykimit se sa morali i mirë, dhe me të vërtet që Allahu e urren personin që përdor fjalë të këqija (tran. Tirmidhiu dhe zinxhiri i transmetimit është i mirë).
Të nderuaru besimtarë!
Për të arritur këto mirësi të llojllojshme dhe shpëtimin me këto fryte të ndryshme ka arrdhur porosia nga i mëshirshmi i butë Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
اتق الله حيثما كنت، وأتبع السيئة الحسنة تمحُها، وخالق الناس بخلق حسن
Kije frikë Allahun ku do që të jesh dhe përcjelle të keqën me te mirë dhe sillu me njerëzit me moral të mirë. (tran Tirmidhiu dhe ka thënë: hadithi është i mirë dhe i saktë).
Kuptimi i moralit të mirë është kuptim i gjërë dhe gjithpërfshirës në shikim të Islamit, dhe kuptimi do të thotë që njeriu ti bëj veprat dhe fjalët më të lavdëruara, gjithashtu do të thotë moralin fisnikë dhe bujar me karakter të natyrës së lavdëruar.
Prej esencës përfshirëse në qartësimin e moralit të mirë në Islam është bërja e mirë dhe përmbajtja nga e keqja qoftë ajo fjalë apo vepër.
Me një fjalë, rregulli i saj përfshirës në Islam është të pajisurit me moral të Kur’anit dhe të edukukimit me edukatën që Allahu i edukoj rrobërit e Tij.
Transmetohet nga Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të se Sa’d ibn Hishami të ketë pyetur: Oj nënë e besimtarëve më trego për moralin e të Dërguarit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. I thotë: a nuk e lexon ti Kur’anin?! I përgjigjet natyrishtë që po, i thotë me të vërtet që morali i Muhamedit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ishte Kur’ani (tran Muslimi)
Disa (dijetarë) i kanë përmbledhur disa shenja të moralit të mirë, prej tyre:
Të jetë i turpshëm, të jetë i përmbajtur ndaj të bërit keq, të jetë përmirsues, të jetë me ghuhë të sinqertë, me fjalë të pakta, vepër të shumtë, me sa më pak gabime dhe të mos mirret me punët e të tjerv, të jetë repektues dhe të i mbaj lidhjet familjare, modest dhe durues, falenderues dhe i kënaqur, i urtë dhe shoqërues, i dashur dhe i butë, buzëqeshës, të mos jet mallkues dhe përgojues, jo i gutshëm dhe urrejtës, të mos jet koprrac dhe ziliqar, të doj për Allah dhe të urrej për Atë, i kënaqur për Allah dhe të hidhërohet për Allah.
Robër të Allahut!
Thotë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
ألا أخبركم بمن يحرم على النار أو بمن تحرم عليه النار؟! كلّ قريب هيّن سهل
…a t’ju tregoj kush do të shpëtoj nga zjarri, apo kush do të privohet prej xhehenemit?! Çdo i afërt, i butë dhe i lehtë (tran. Tirmidhiu).
Gjithashtu sikurse fjala e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) drejtuar Eshexh Abdulkajsit: (إن فيك خصلتين يحبهما الله: الحلم والأناة)
Me të vërtet ti i posedon dy cilësi që Allahu i don: Urtësinë dhe Durimin. (tran. Muslimi).
Në disa vende tjera Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë:
إن الله أوحى إليّ أن تواضعوا حتى لا يفخر أحدٌ على أحد، ولا يبغي أحد على أحد
Me të vërtet që Allahu më zbriti mua shpalljen që të jeni modest ndrëmjet veti, të mos mburreni ndaj tjetrit, dhe të mos i bëni zullum njëri tjetrit. (tran. Muslimi).
Po ashtu Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë:
لا تحقرنّ من المعروف شيئا ولو أن تلقى أخاك بوجه طلق
Mos e përbuzni nga vepra e mirë asgjë, qoftë edhe të takosh vëllaun tënd me fytyrë të buzëqeshur. (tran. Muslimi).
Vëllezër musliman!
Ka prej moralit të mirë që njeriu lind me të, dhe ka prej moralit që njeriu duhet ta fitoj me angazhim, moral i cili ndryshohet dhe përmirsohet.
Ka thënë Kurtubiju: Morali është i natyrës në llojin e njeriut, dhe njerëzit në këtë nuk janë të barabart, e fiton diçka prej saj nëse është e lavdëruar e nëse jo atëher ai është i urdhëruar në përmirësimin e saj deri sa të jetë e lavdëruar.
Muslimani duhet të angazhohet në përmirsimin e moralit të tij. Ka thënë i Dëguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):
(إنما العلم بالتعلم، والحلم بالتحلم، ومن يتحرّ الخير يُعطه، ومن يتوقَّ الشرَّ يوقه)
Me të vërtet arritja e diturisë është me mësim dhe arritja e urtësisë duke u munduar t jesh i urtë, kush e kërkon të mirën i jepet dhe kush largohet prej të keqes do të jete i sigurtë(prej saj). (e ka transmetuar Hatibi me sened të mirë)
Ndërsa në duat e tij, i Dëguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thoshte:
اللهم اهدني لأحسن الأخلاق لا يهدي لأحسنها إلا أنت، واصرف عني سيئها لا يصرف عني سيئها إلا أنت
O Allah më udhëzo në moral më të mirë dhe nuk udhëzon në më të mirin përveç teje, dhe largoje nga unë të keqin dhe nuk e largon të keqin askush pos Teje. (tran. Nesaiu me sened të saktë).
Besimtarë të nderuar!
Llogaritja e individit në moralin e tij është llogaritje e besimit, sepse moral ii tij është rezultat i besimit të tij, këto cilësi nuk burojnë nga mjedisi dhe as nga kriteret e njerëzve, ai nuk rrjedh e as nuk mbështetet mbi bazat e interesave, përfaqësimi i moralit të mirë në Islam nuk është i kufizuar më ndonjë kufi, por është i qëndrueshëm dhe nuk ndryshon me ndryshimin e kohës dhe as me transferimin e vendit, i përfshin të gjitha gjendjet e muslimanit të vogla apo të mëdha qoftë edhe të imëta, nuk janë vetëm vyrtytet dhe kaq, por është një rrugë e qartë dhe e plotësuar, ndikojnë në të edukata dhe përmirsimi me rregulla, mbi të ngritet natyra e jetesës dhe të gjitha drejtimet e saja, në suaza të plotësimit, bukurisë dhe barazpeshimit dhe në të përmbajturit në qëndrueshmëri dhe vendosmëri.
Frikësojuni Zotit o robërit e Allahut dhe merruni me moral të mirë dhe kapuni me fjalët dhe veprat më fisnike, do të arrini të mirën dhe shpërblim të madh.
E them këtë fjalë, kërkoj falje nga Allahu për vetën time dhe për ju dhe për mbarë muslimanët. Kërkoni fajle prej Tij se me të vërtet Ai është Falës dhe Mëshirues.
Hutbeja e dytë:
الحمد لله حمد الشاكرين، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له إله الأولين والآخرين، وأشهد أن سيدنا ونبينا محمداً عبده ورسوله أفضل الأنبياء والمرسلين، اللهم صل وسلم وبارك عليه وعلى آله وأصحابه أجمعين.
يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
(Pas falendërimit ndaj Allahut dhe dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin)
O umeti Islam!
Jemi duke biseduar për një prej bazëve të fesë që vlerët i ka të larta, moralin fisnik dhe vyrtytet i ka të pa numërta. Edhe pse është i qartë dhe i pastër, armiqtë e Islamit e shëmtojnë fenë dhe bartësit e saj, shpifin për Islamin dhe shpifin për të dy haremet (Mekka dhe Medina) me cilësi që nuk kanë të bëjnë me Islamin dhe as me sjelljet praktike …
Le të mburret umeti me fenë dhe le të krenohet më Sheriatin e saj, le të jep mundin në davet dhe mbrojtje ndaj saj.
Është obligim i muslimanit të jetoj për Islamin dhe thirrjen në të, të interesohet për çështjet ndaj tij dhe të preokupohet me pikëllimin e umetit.
Këto janë përgjegjësi të mëdha që duhet të i bartë çdo kush, dhe do të pyetet para Zotit të botërave.
Vëllezër musliman!
Prapa gjithë atyre është një pakicë nga bijët e muslimanëve, të ciëët nuk e pranojn Islamin si fe dhe menhexh (rrugë sipas Kur’nit dhe sunnetit), janë duket luajtur me esencat e fesë, me vlerat e moralit dhe me historinë që është e vendosur.
I kanë kapur lapsat dhe mediat vetëm për të shkatërruar rregullin jetësor dhe moralin e çmuar, me qëllim që të formohet një gjeneratë me shpirtra të zi, me bindje të dobët, me fe të paktë duke humbur moralin dhe turpin.
O Allah shpëtoji muslimanët nga zullumi i tyre dhe bëji që kurthet e tyre të kthehen mbi ta.
Jemi duke i jetuar disa çaste të gjata ne bisedë me metodën e moralit të qartë në Islam. Me të vërtët që njeriu çuditet se si Islami cilësohet me diçka që është i distancuar nga ajo dhe se si i ndryshojn të vërtetat dhe i shtrembërojn kuptimet…
Dhe për fund prej veprave të mira është dërgimi i salavateve dhe selameve mbi të dërguarin Muhamedin
O Allah dërgo salavatet dhe selamet mbi zotriun dhe të dërguarin tonë Muhamedin dhe bëhu i kënaqur mbi prijësi e drejtë (Ebu bekr, Umer, Uthman dhe Ali)…
Husein Al Esh-Shejh
Përktheu: Suad Hoxha