Edukata nuk është diçka që trashëgohet, por është dituri e cila përfitohet. Përfitimi i edukatës së mirë Islame është e vështirë në këtë kohë kur janë shtuar mjetet e ndikimit në fëmijët tanë. Zakonisht në edukimin e fëmijëve tanë marrin pjesë mjetet e informimit siç është televizioni dhe interneti dhe më pastaj rruga dhe shkolla dhe së fundi shoqëria e fëmijës.
Parashtrohet pyetja se cili është roli i prindit në edukimin e fëmijës dhe cilat janë mënyrat që ta edukosh atë në mënyrë adekuate Islame?
Janë pesë hapa që ta tregojnë mënyrën se si ti të arrish të lidhesh me fëmijën tënd dhe t’i arrish qëllimet
- Krijo lidhje mes teje dhe mes fëmijës tënd duke e shikuar atë në sy dhe ai duke të shikuar në sy dhe mos e kthe anash fytyrën tënde, sepse kjo tregon se ti s’ke kujdes për atë.
- Krijo lidhje trupore mes teje dhe mes fëmijës tënd duke e kapur atë përdore, ose duke ia përkdhelur faqet, ose duke e vendosur dorën tënde mbi shpatullën e tij. Të gjitha këta gjëra krijojnë lidhje prind-fëmijë, lidhje e cila është e bazuar në respekt të ndërsjellë, poashtu një gjë e tillë i hap dritaret e ndjenjave dhe butësisë dhe përfundimisht ke mundësi që ti t’ia transmetosh atij porositë edukative Islame.
- Ndërlidhu në fjalët që i flet fëmija i yt, mos u bën vetëm gojë, por bëhu gojë edhe vesh.
- Vazhdimisht buzëqeshu, mos shiko në orën e dorës dhe mos ia ndërprit fjalën.
- Bënia fëmijës tënd të qartë se ti e ke kuptuar atë dhe bëhu i qartë në të folurit dhe flit me atë në atë mënyrë që ai të kupton.
Cilët janë dobitë e bisedës me fëmijën tënd?
1) Me anë të bisedës fëmija shpejt e mëson të folurit dhe shqiptimin.
2) Fëmija mëson metodologjinë e mendimit dhe logjikimit, biseda poashtu i ndihmon në rradhitjen e mendimeve dhe në shprehjen e mendimit.
3) Fëmija mëson t’i kuptojë qëllimet e bashkëbiseduesit dhe në këtë mënyrë ushtron në praktikë mënyrën se si bisedohet.
4) Fëmija nëpërmjet bisedës krijon personalitetin e vet dhe bëhet më kreativ.
5) Fëmija pushon psiqikisht gjatë bisedës dhe kjo nevojë për pushim psiqik është ndoshta nga mungesa e mundësisë për të shprehur atë çka e mundon.
6) Me anë të bisedës fëmija e then barierën e frikës dhe përtesës dhe në këtë mënyrë ka mundësi që kë krijon marrdhënie të reja shoqërore.
7) Me anë të bisedës krijohet lidhja mes prindit dhe fëmijës.
8) Me anë të bisedës, fëmija mësohet se si t’i zgjedh problemet e tija.
Autor: Khalid bin Su’ud el Hulejbi
Përktheu: Enis Arifi