Dijetarët islam kanë shkruajtur rreth vlerës së Kur’anit dhe në librat e tyre kanë përmbledhur hadithet e vërteta që janë në këtë temë. Prej këtyre haditheve do të veçojmë:
Nga ebi Umame transmetohet se e ka ndëgjuar Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Lexoni Kur’anin se me të vërtetë Kur’ani në Ditën e Gjykimit do të vijë si ndëmrjetësues për lexuesit e tij”.
Transmetohet prej Uthmanit (radijAll-llahu anhu) se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua atë ua mëson të tjerëve”. (Muslim)
Transmetohet prej Umer ibn Hattabi se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë All-llahu me këtë Kur’an e ngren lartë një popull dhe e ul poshtë një tjetër”. (Muslim)
Transmtohet prej Abdullah ibn Mesud se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e lexon një harf (shkronjë) e ka një shpërblim dhe një shpërblim është i barabartë me dhjetë sevape. Nuk them elif lam miim, por them elif-i është shkronjë, mim-i është shkronjë dhe lam-i është shkronjë”. (Tirmidhi, hasen-sahih)
Transmetohet prej Amr ibn el As se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “I thuhet atij që din përmendsësh prej Kur’anit: Lexo dhe ngritu dhe lexo ashtusiç e ke lexuar në dunja, dhe vendi i yt do të jetë në ajetin e fundit që do ta lexosh”. (ebu Davud, Tirimidhi, hadithi është i gradës hasen-sahih)
Transmetohet prej Enesit se Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ndriçoni shtëpitë tuaja me namaz dhe me lexim Kur’ani” (el Bejheki)
Përktheu: Enis Arifi