Vonimi i martesës te vajzat e reja pa ndonjë arsye valide sheriatike është një fenomen mjaft negativ. Nuk lejohet që përkujdesësi i vajzës ta vonojë martesën e vajzës për të cilën përkujdeset, qoftë përkujdesësi prind, vëlla, dajë e kështu me rradhë.
Pra ndodh që përkujdesësi i vajzës ta refuzoj propozuesin e vajzës pa ndonjë arsye valide, edhepse propozuesi i vajzës për martesë i plotëson kushtet për t’u martuar me atë vajzë.
Ndodh që prindi i vajzës apo përkujdesësi të refuzojnë martesën e bijës së tyre për disa shkaqe, prej shkaqeve më të shpeshta janë:
- Shkaku se vajza e cila propozohet është vajzë e vetme në atë shtëpi dhe prindi nuk dëshiron që ajo të largohet.
- Shkaku se prindi apo përkujdesësi kanë nëvojë për shërbimet e asaj vajze në punët e shtëpisë.
- Shkaku se vajza është e punësuar dhe prindi apo përkujdësësi kanë nevojë për rrogën e saj.
- Shkaku se prindi apo përkujdesësi pret ndonjë propozues pasanik që ta kërkojë vajzën e tij.
Këta të gjitha që i përmendëm janë gabim dhe llogaritet privim i vajzës nga e drejta e saj për t’u martuar. Kjo është kështu, sepse martesa e ruan atë prej shumë gjërave siç është kalimi i kohës në vetmi dhe e ruan atë prej dhembjes së izolimit.
Një fakt tjetër që duhet patur parasysh është se vajzat janë më të ndijshme dhe më emocionale dhe janë më tepër xheloze. Pra si do të jetë halli i asaj kur ajo do t’i sheh moshataret e saja, apo do t’i sheh vajzat e axhës apo vajzat e tezes me fëmijë në krahët e tyre dhe të cilat do të krenohen me bashkëshortët e tyre?!
Një vajzë e re në këtë pozitë do ta djeg veten e saj nga pikëllimi i vetmisë dhe izolimit, ndërsa përgjegjësia e përkujdesësit të saj është e madhe, pasiqë është e udhës që ai ta jep pajtimin për martesë në atë çast kur vjen për propozim ndonjë propozues i devotshëm.
Nuk lejohet që prindi (përkujdesësi) ta vonojë martesën e vajzës pa argument valid sheriatik dhe nga ana tjetër as nuk lejohet që prindi apo përkujdesësi ta detyrojnë vajzën të martohet. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Ju kur t’i bëni talak (divorc) gratë dhe ata e kanë arritur kohën (Afatin e pritjes-Idetin e tyre) mos i pengoni që ata të martohen për burrat e tyre”. (el Bekare 232)
Nëse një vajzë e ka pëlqyer një burrë i cili i plotëson kushtet për martesë, nuk lejohet që përkujdesësi ta pengojë vajzën nga martesa, dhe ndalesa që ata ia bëjnë asaj vajze llogaritet prej veprave të injorancës. Nëse përkujdesësi i vajzës refuzon vazhdimisht ta martojë atë, atëherë roli i përkujdesjes ndaj saj kalon te dikush tjetër, apo siç kanë thënë Imam Shafiu dhe Imam Ahmedi, kalon përkujdesja te gjykatësi musliman. Ndërsa sipas ebu Hanifes kalon roli i përkujdesjes te më i largëti i cili mund që të jetë përkujdësës i saj. Ndërsa refuzimi i të gjithëve që ta martojnë atë, atëherë përkujdesja kalon në gjykatën islamike.
O ti prind dhe o ti përkujdesës që ia don hajrin vajzës tënde! Ki frikë Allahun dhe kujtoje ditën kur ti do të qëndrosh përpara Zotit tënd. Mëshiroe atë për të cilën je duke u përkujdesur dhe dije se ti nuk do të ngelish në këtë botë përgjithmonë dhe as që do të jesh i përhershëm.
Nëse ti si prind do të vdesësh dhe nuk ke arritur që ta martosh bijën tënde, dije se ajo vajzë do të bëhet mjet i vëllezërve apo motrave të saja dhe ndoshta vëllau i saj do të martohet me ndonjë grua që nuk e ka frikë Allahun dhe mu ajo grua do të jetë dënim dhe xhehenem për vajzën tënde. Vajza e pamartuar pa mëshirën e babait të butë dhe as pa mëshirën e nënës dashamirëse do të jetë në një jetë të vështirë dhe e tillë do të ngulfatet në detin e privimit.
Nga: Dr. Muhammed el Hamed
Përktheu: Enis Arifi