Zgjidhja më e mirë e problemeve të jetës tënde

by Uniteti-Admin

Prej gjërave më të dobishme për njeriun është që problemet të cilat i ndodhin t’ia përshkruaj vetes së tij, kështu që kur dikush të sillet keq ndaj tij, të thotë: “Këto janë mëkatet e mia[1] me të cilat më ka preokupuar Allahu”.

Nëse gruaja e tij sillet keq ndaj tij, thotë: “Ndoshta kjo është dënim i atij shikimi ndaj një gruaje të zhveshur apo llafazane që e kam në vendin e punës, kështu që mungesën e shoqërisë dhe butësisë e plotësova me haram, andaj u privova që t’a bëj këtë në hallall. Në qoftë se isha larguar haramit, do të ishte mbushur zemra e bashkëshortes time me dashuri dhe bindje ndaj meje”.

Nëse njerëzit i bëjnë dëm dhe padrejtësi, thotë: “Ndoshta kjo është dënim për shkak të asaj lëvdate që më ishtë bërë për diçka që unë nuk e meritoj dhe heshta, pasiqë më pëlqeu kjo gjë, apo nuk kam qenë i drejtë ndaj dikujt, andaj Allahu ka dërguar dikënd që mos të jetë i drejtë ndaj meje”.

Nëse thotë ndonjë thënie të vërtetë, mirëpo njerëzit e keqkuptojnë atë dhe e keqësojnë sjelljen ndaj tij, përshkak të kësaj thënie, kështuqë ai ndjen ngushtësi në gjoks dhe keqardhje për këtë gjendje dhe thotë: “Ndoshta nuk kam qenë i përpiktë në faljen e Namazit të Natës dhe në mbështëtjen ndaj Allahut, kështu që Allahu më bëri të mbështetem në veten time, që t’a kuptoj pamundësinë e saj pa mbështetjen e Allahut dhe se sa do që të kesh dituri dhe oratori nuk ka mundësi të gjej njeriu pranim te njerëzit pa lejen e Allahut”.

Ndoshta ndonjëherë themi fjalë të vërteta për hir të Allahut, mirëpo për shkak të këtyre fjalëve ndodh që të maltretohemi, demonizohemi apo akuzohemi. Atëherë presim prej Allahut që Ai të na mbrojë dhe tu jep ndonjë shenjë njerëzve për vërtetësinë e asaj që e themi, mirëpo kjo nuk ndodh… Dhe nisim të krijojmë për Allahun mendime të këqija.

Nëse Allahu dëshiron që të na nderojë, na bën që të na kujtohen disa mëkate të cilat na i ka fshehur nga sytë e njerezve, mëkate ndoshta janë të vogla, mirëpo kemi vazdhuar t’i bëjmë dhe jemi ndjerë të sigurtë prej pasojave të tyre atëherë kur Allahu ishtë i butë ndaj neve dhe nuk na shpejtoi dënimin e këtyre mëkateve. Mirëpo nëse këto mëkate i dinin armiqtë tanë, do të shpejtonin që këta të meta t’i dijnë të tjerët.

Çfarë është ajo e cila na ka bërë që të mendojmë se mbulimi i këtyre mëkateve është meritë e fituar dhe se ndihma e Zotit ndaj neve poashtu është meritë e jona, për vonesën e së cilës na ngushtohet gjoksi?! A nuk kemi ndëgjuar fjalën e Allahut:

وَإِنَّا إِذَا أَذَقْنَا الْإِنسَانَ مِنَّا رَحْمَةً فَرِحَ بِهَا ۖ وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَإِنَّ الْإِنسَانَ كَفُورٌ

“Kur njeriun e bëjmë të shijojë dhuntinë Tonë, ai gëzohet për atë, por kur e godet ndonjë e keqe që e ka bërë vetë, njeriu me të vërtetë shumë mohon”.[2]

Nëse njeriu ia përshkruan problemet vetes së tij, do të kthehet që t’i përmirëson të njejtat dhe e ruan veten nga polemika me njerëzit se ata janë në gabim ndërsa ai është në të drejtë, poashtu nuk e lodh veten e tij duke u mllefosur apo urrejtur ndonjë prej tyre, sepse ai i sheh ata si pasojë dhe rezultat i mëkateve të tija, pasoja të cilat ia ka dërguar Allahu që të pendohet dhe t’a koncentrohet në përmirsimin e lidhjeve me Sunduesin e zemrave. Kjo është më e dobishme për të, sesa të merret me njerëzit: të ankohet prej atyre, apo tu gjej atyre gabime.

Atëherë kur Allahu do ta mundëson të mendosh kështu dhe do t’a hap gjoksin që të punosh sipas këtyre mendimeve, dije se Allahu ta ka dëshiruar të mirën. Atë të cilën e thamë është shpjegim i fjalës së Allahut:

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ

“Çfarëdo e keqe që ju godet, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë.”[3] Poashtu thotë Allahu:

قُلْ هُوَ مِنْ عِندِ أَنفُسِكُمْ

“…thatë: “Prej nga kjo?” thuaj: Ajo është nga vetë ju…”[4]

Allahu na bëftë që të merremi me përmirsimin e veteve tona…

 

Dr. Ijad el Kunejbi

Përktheu: Ali Ashani

 


[1] Për shkak të mëkateve të mia. Sh.P.

[2] Esh-Shura:48.

[3] Esh-Shura:30.

[4] Aal-I’mran:71.

Të tjera